Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, para seancës së 53-të konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
“Institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit. Kemi ofruar kompromise tona, por fatkeqësisht e kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimi”.
“Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”, ka thënë ajo.
