Rexhaj: Votimi i hapur apo i mbyllur nuk çon peshë, opozita ka tentuar që nga fillimi bllokimin e Kuvendit

Prishtinë | 26 Kor 2025 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, para seancës së 53-të konstituive, ka thënë se është e padrejtë ajo që po iu bëhet qytetarëve dhe ka shtuar se votimi i hapur apo i mbyllur nuk bën ndryshim të madh, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi ardhur këtu me votu. Kur më vonë të pyesni nëse ka diçka të re, tash kemi mbledhje të grupit parlamentar dhe do ta diskutojmë. Është e padrejtë kjo që po ia bëjmë qytetarit. Votimi i hapur, i mbyllur, nuk bën peshë. Prej fillimit ka ekzistuar ideja e opozitës që ta bllokojë Kuvendin,” ka thënë Rexhaj.

Të ngjashme