Lladrovci formon subjekt të ri politik për zgjedhjet lokale në Drenas

Prishtinë | 30 Kor 2025 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka themeluar një subjekt të ri politik me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale për asamble dhe për kryetar të komunës.

Subjekti i ri do të quhet “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl).

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Lladrovci tha se subjekti do të garojë vetëm në nivel lokal dhe se ka besim se qytetarët e Drenasit do të mbështesin vazhdimin e qeverisjes së mirë, pa korrupsion, bashkë me ta dhe për të mirën e Drenasit, jo përmes “bedelëve” dhe pushtetit të ndërmjetëm.

Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) njoftoi se Ramiz Lladrovci, i cili ka udhëhequr Drenasin për tri mandate, nuk do të jetë më kandidat i partisë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Të ngjashme