Punëtorët e RTK-së pa paga, protesta më 6 gusht

Prishtinë | 31 Kor 2025 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka shprehur shqetësim të thellë për mungesën e financimit të mediumit publik, që ka lënë pa paga mbi 700 punëtorë deri më 31 korrik.

Sipas Sindikatës, kjo situatë është e rëndë dhe e papranueshme, ndërsa i bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për zgjidhjen e krizës.

Në mungesë të një zgjidhjeje, protesta e paralajmëruar për datën 6 gusht mbetet e pashmangshme. Sindikata njoftoi se së shpejti do të publikohen edhe pikat e veprimit dhe detajet organizative të protestës.

Të ngjashme