KEK funksionalizon Departamentin për Sigurinë Fizike të Objekteve

Prishtinë | 31 Kor 2025 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka bërë të ditur se nga data 1 gusht 2025 hyn në funksion Departamenti për Sigurinë Fizike të Objekteve, që do të operojë brenda vetë institucionit.

Ky vendim strategjik i Bordit dhe Menaxhmentit të KEK synon forcimin e kontrollit të brendshëm, garantimin e sigurisë së aseteve kritike dhe menaxhimin më efikas të rrezikut. Pas më shumë se 20 vitesh bashkëpunim me kompani private sigurie, KEK rikthen këtë funksion në kontroll të plotë institucional.

Punonjësit e rinj të sigurimit do të jenë pjesë e stafit të KEK, me kushte të përmirësuara pune dhe mbështetje institucionale. KEK thekson se ky hap shënon avancim drejt sigurisë së qëndrueshme dhe modernizimit të operacioneve energjetike.

Të ngjashme