Ish-anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, e ka uruar Ramiz Lladarovcin për partinë e re, teksa ka sulmuar udhëheqësinë e PDK-së.
Ai i ka quajtur ata “asistentë të udhëheqësve”, “mbajtës të çantave” e të tjera.
“Shumë nga ata që sot po sillen si udhëheqës, deri dje ishin mbajtës qantash e ndihmës në hije, dhe tani mendojnë se kanë ardhur “kohët e tyre” – në një kohë kur shefat e vërtetë po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar ai.