Zjarr në një kafene në Ferizaj, pa të lënduar

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka përfshirë një kafene në Ferizaj sot rreth orës 14:36, në kryqëzimin e rrugëve “12 Qershori” dhe “Zenel Hajdini”.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe po merren me rastin.

“Sot, rreth orës 14:36, në rrugëkryqin me rrugët ‘12 Qershori’ dhe ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj është raportuar për një incident zjarri në një kafene. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme