“Më mirë një luan me iu pri 100 magarëve, se 1 magar 100 luanëve”, Jakup Nura për kandidimin e Dimal Bashës

Prishtinë | 26 Gus 2025 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kritikuar ashpër propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për Dimal Bashën si kandidat për kryetar të Kuvendit, duke e cilësuar atë si një surprizë të pakëndshme, madje edhe për vetë VV-në, raporton Ekonomia Online.

“Propozimi i VV-së është për të ardhur keq. Ata kanë sjellë një emër që i ka befasuar edhe vetë. Besoj se as votat e Vetëvendosjes nuk do të shkonin për Dimal Bashën. Për ne ka qenë një befasi e madhe.

Në ushtri kemi një shprehje: ‘Më mirë është një luan që udhëheq 100 gomarë, sesa një gomar që udhëheq 100 luanë.’ Tash, që Dimal Basha të jetë i pari i Kuvendit, është një fyerje për votuesit e VV-së dhe për gjithë qytetarët e Kosovës,” ka deklaruar Nura.

Të ngjashme