Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai drejton nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Ai tha se PDK-ja është e gatshme të votojë çdo kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por theksoi se qëllimi kryesor ka qenë që posti i kryeparlamentarit të mos degradohet, raporton Ekonomia Online.
“Njëjtë si në vazhdimin e fundit të seancës, kur kërkuam një konsultim 10 minutësh mes GP, edhe sot e kërkuam si GP i PDK-së zyrtarisht, duke e adresuar kërkesën te zoti Dehar. Kërkesa jonë si pardje është që të takohemi me GP, por, arsyeja është që të takohemi me grupet tjera për ta konstituar kuvendin, dhe për t’u siguruar që VV nuk dëshiron të jep një kandidat më të denjë e të përgatitur, më të duhur për kryetar.
Mënyra se si e kanë propozuar, tendencioze e të papritur, nuk ishte mëlnyra për ta zgjedhur, por taktizim. Por e rishpreh atë që thash, ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë që e votojmë një kaniddat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkesa për konsultë që VV-së t’i themi ajeni të sigurt të degradoni institucionit, për një kandidat që nuk i plotëson as kriteret bazike për këtë post.
Por, nëse VV vërtetë konsider që Dimal Basha është kandidati më i mirë që e kanë, dhe që i përfaqëson qytetarët, ne do ta votojmë, edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron”, tha Krasniqi.

