Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka pohuar se është parandaluar përhapje e mëtejshme e zjarrit në zonat përreth.
“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”.
“Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa banorët pranë zonës janë këshilluar të shmangin lëvizjen në afërsi për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të mbetjeve të djegura”, thuhet në njoftimin e drejtorisë. /Klankosova.tv