Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb po zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai i është referuar ndarjes së votimit për nënkryetarët e komuniteteve dhe procedurës me short, të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Ai shtoi se PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet, por theksoi se ato mund të mbahen vetëm pasi të jenë krijuar institucionet.
“Mendojmë që është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të vërtetojnë se është një shkelje. Prandaj, kërkojmë që të mos e shkelin Kushtetutën,” ka deklaruar Hasani.
