Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të seancës konstituive ka deklaruar se është e papranueshme që një subjekt politik, si Lista Serbe, e cili sipas saj nuk e njeh vendin dhe punon kundër interesave të tij, të ketë rol në procesin demokratik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu ka thënë se duhet të niset puna me kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit – pavarësisht se nuk është zgjedhur një nga komuniteti serb – ose të shkohet në zgjedhje.
“Është e papranueshme që një subjekt politik që nuk e njeh vendin tonë dhe që punon sistematikisht kundër interesave të Kosovës dhe qytetarëve tanë të ketë pretendim të ketë rol në proces demokratik që vetë i mohon. Ata edhe Kuvendit të Republikës së Kosovës i referohen si Kuvendit të Prishtinës, pra një fyerje e hapur ndaj sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Ne nuk guzojmë që të mbesim peng i atyre që mohojnë ekzistencën tonë si shtet. Ne jemi të interesuar të ecim përpara, ose me qeverinë e re ose me zgjedhje”, tha Haxhiu.
