Nipi e kujton Bahri Fazliun: Heronjtë vetëm ditëlindje kanë, ra për të mos vdekur kurrë

Prishtinë | 31 Gus 2025 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Sot feston ditëlindjen heroi i Kosovës, Bahri Fazliu.

Një urim të veçantë ia kushtoi nipi i tij, Fahriu, duke thënë se heronjtë vetëm ditëlindje dhe nuk vdesin kurrë, transmeton Klankosova.tv.

“Heronjtë vetëm ditëlindje kanë. Sot, para 54 viteve, lindi njëri prej ideologëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu. Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut”, ka shkruar Fahri Fazliu në Facebook.

“Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi! Ra për të mos vdekur kurrë! Lavdi Heroit të Kombit Bahri Fazliu!”.

Të ngjashme