U pranuan 56,778 aplikime nga mërgata për regjistrim për votim me postë, u aprovuan 46,015

Prishtinë | 31 Gus 2025 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 29 gusht 2025 ka përfunduar afati afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Nga data 23 korrik dhe deri më 29 gusht 2025 (ora 23:59), përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46,015, ndërkaq janë refuzuar 10,094.

Të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025.

Më gjerësisht: https://kqz-ks.org/te-dhena-nga-perfundimi-i-regjistrimit-te-votuesve-jashte-kosoves-per-votim-me-poste-ne-zgjedhjet-lokale-2025/

Të ngjashme