Peci: 12 tetori po vjen, bashkë me të edhe një kapitull i ri për Mitrovicën

Prishtinë | 31 Gus 2025 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, paralajmëroi një kapitull të ri për Mitrovicën pas zgjedhjeve komunale të 12 tetorit.

Postimi i plotë:

🗳️12 tetori po vjen, bashkë me të edhe një kapitull i ri për Mitrovicën.
✅Është koha të ndryshojmë mendësinë e qeverisjes, duke rikthyer kujtesën historike në vepra që paraqesin autenticitetin e qytetit të vjetër dhe do të transformojmë mendësinë nga logjika e betonit në hapësira publike, gjelbërim dhe parkingje funksionale.
Andaj:
🌆 Do të rikthejmë çarshinë e vjetër të qytetit;
🌳 Mitrovica do të jetë qyteti i parë në Kosovë ku sheshi dhe parku do të jenë bashkë në zemër të qytetit;
🌱 Hapësirat gjelbëruese dhe numri i drunjëve do të rriten në mënyrë enorme;
🌲 Parku 200-vjeçar i qytetit që u shkatërrua do të rigjenerohet;
🏘️Rregulli urban dhe ambiental do të jetësohet;
🚌 Trafiku urban do të adresohet përmes themelimit të ndërmarrjes së re;
🏢 Ndërmarrje të re do të ketë edhe për çështjet banesore dhe mirëmbajtjen;
🥗Mitrovica do të ketë treg të ri e modern, bashkë me të edhe pikë grumbulluese për pemë e perime;
📚 Cilësi në arsim, dixhitalizim dhe depolitizim;
🏥 Do të rritet efikasiteti në shërbime shëndetësore dhe do të rritet numri i shërbimeve të reja;
🎭 Kultura dhe sporti do të kenë trajtim dinjitoz dhe përkrahje meritore;
💻4 milionë euro për të rinjtë dhe gratë në aftësim në gjuhë të huaja, IT e teknologji, bashkë me mbështetje për ndërmarrësi;
🚶♂️Turizmi malor në Shalë;
🚜 Bujqësia trajtim si asnjeherë me parë nga qeveria komunale;
💡Ndriçim e trotuare, furnizim me ujë e kanalizime funksionale;
🏙️Nga humbja e identitetit të qytetit në rikthim, nga betonizimi në gjelbërim, nga trafiku i ngarkuar në lirim, nga mungesa e kushteve elementare në digjitalizim në arsim, dhe nga të rinjtë pa perspektivë në inovacion e punësim.
✅ Këto dhe shumë e shumë projekte të tjera zhvillimore e infrastrukturore do t’i japin jetë vizionit tonë për Mitrovicën, sepse ne kemi dije, përvojë, guxim dhe përkushtim.
🤝 Bashkë do ta shkruajmë kapitullin e ri të Mitrovicës!

Të ngjashme