Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është afër kompletimit të transferit të madh te gjiganti italian, Juventus.
Sulmuesi i krahut ka arritur në Torino, aty ku do kryej testet mjekësore dhe do nënshkruaj kontratën e re me Juventusin.
Pamje të arritjes së Edonit tek zyrat e klubit ka ndarë në rrjete sociale edhe Juventusi.
Mësohet se 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2030.
Ai do të ketë pagë prej 2.5 milionë euro në vit.
Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Reprezentuesi i Kosovës pjesë e Lillet ishte nga viti 2022 kur u transferua nga Baseli për shtatë milionë euro.