Qytetari proteston para Kuvendit: Qysh e shkele Kushtetutën, ku i pate sytë

Prishtinë | 01 Sht 2025 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Teksa në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës po mbahej mbledhja e Kryesisë, një qytetar ka zgjedhur të protestojë në mënyrë  simbolike pranë hyrjes së institucionit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj bllokadës politike dhe moskonstituimit të plotë të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

I ulur në një karrige dhe me disa pankarta të vendosura përreth tij, qytetari protestues mbante një tabelë ku shkruhej:

“PROTESTË – ORARI 24/7”

Në një tjetër pankartë të vendosur në trotuar para Kuvendit, shkruhej:

“QYSH e SHKELE KUSHTETUTËN, KU i PATË SYTË”

Protesta e tij u zhvillua në kohën kur brenda Kuvendit zhvillohej mbledhja e Kryesisë.

Të ngjashme