Në stacionin policor në Shtërpcë u përurua “Dhoma mike”, donacion i KFOR-it italian

Prishtinë | 01 Sht 2025 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Në stacionin policor në Shtërpcë u përurua sot “Dhoma mike”, donacion nga KFOR-it italian.

Sipas komunikatës pwr media, ceremonia u zhvillua në prani të Major Avni Uruqit, Shef i Sektorit Rajonal për Operativë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj dhe Kolonel Lorenzo Mangia, Komandant i KFOR-it për rajonin e Perëndimit, të cilët së bashku prenë shiritin duke shënuar hapjen e kësaj dhome.

Të pranishëm në ceremoni ishin gjithashtu komandanti i stacionit policor, rreshteri Dragan Stevanoviç me stafin e tij, të cilët pranuan donacionin, transmeton Klankosova.tv.

“’Dhoma mike’ është një hapësirë e renovuar, e pajisur me mobilie, kënde të posaçme dhe lodra për fëmijë. Ajo synon të ofrojë kushte optimale për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, duke krijuar një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës. Me këtë rast, Major Uruqi falënderoi KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin, ndërsa Kolonel Mangia vlerësoi lartë bashkëpunimin me Policinë Rajonale të Ferizajt, duke shprehur gatishmërinë për mbështetje dhe projekte të tjera në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Ky investim u cilësua si një kontribut i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe përkujdesjen ndaj viktimave të dhunës në familje.

Të ngjashme