Policia jep detaje rreth aksidentit në Lushtë të Mitrovicës

Prishtinë | 01 Sht 2025 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Lushtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana për Klankosova.tv bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

Pllana gjithashtu njoftoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 01.09.2025 rreth orës 18:15 është raportuar për një aksident trafiku me lendime në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Lushtë, ku të përfshira janë dy automjete civile, si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë ku gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë”, thuhet tutje në konfirmim.

Të ngjashme