Një rast i lëndimit të rëndë është raportuar në Drenas.
Atje, një i dyshuar ka tentuar t’ia djegë veturën viktimës, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje.
Njoftimi:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gllogoc / 07.09.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe përleshje që kishte me viktimën mashkull kosovar ka tentuar t’ia vejë flakën veturës të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.