FSK pranon dronët AeroVironment RQ-20 Puma nga SHBA

Prishtinë | 08 Sht 2025 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka pranuar javën e kaluar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara përmes programit Foreign Military Sale (FMS).

Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se pagesa për këto dronë është realizuar në vitin 2021.

Sipas tij, këto fluturake do të rrisin kapacitetet e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, ndërsa bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po zgjerohet vazhdimisht.

Të ngjashme