Grenell kërkon revokimin e vizës për një gazetar gjerman

Prishtinë | 16 Sht 2025 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan në Gjermani dhe i besuar i presidentit Trump, ka kërkuar të revokohet viza e drejtuesit të studios së televizionit publik gjerman ZDF në Uashington.

Richard Grenelli e ka quajtur drejtuesin e studios së ZDF-së në Uashington radikal të majtë dhe ka kërkuar që viza e tij amerikane të revokohet.
Stacioni televiziv publik gjerman, ZDF, e mori në mbrojtje korrespondentin e tij në Uashington, Elmar Theveßen, kundër kritikave të ashpra nga ish-ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell. “Puna e Elmar Theveßen-it mbrohet nga liria e shtypit”, deklaroi ZDF. Liria e shtypit është një aset i çmuar në Gjermani dhe SHBA.

Grenelli e ka quajtur ndër të tjera drejtuesin e studios së ZDF-së në Uashington si radikal të majtë dhe ka kërkuar që viza e tij amerikane të revokohet. Grenelli që konsiderohet si person i besuar i Trump-it pretendon se Theveßen kishte bërë thirrje të përsëritura për dhunë kundër njerëzve me të cilët nuk pajtohej politikisht.

Logoja e ZDF-sëLogoja e ZDF-së
Stacioni televiziv publik gjerman, ZDF, e mori në mbrojtje korrespondentin e tij në Uashington, Elmar Theveßen.Fotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Reagon Shoqata Gjermane e Gazetarëve
Edhe Shoqata Gjermane e Gazetarëve (DJV) e kritikoi kërkesën e Grenellit për heqjen e vizës: “Për sa kohë që gazetarët veprojnë brenda kornizës sëlirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes, masat shtetërore detyruese nuk i përkasin arsenalit të demokracive liberale”, tha kryetari federal i DJV-së, Mika Beuster. Në një letër drejtuar Ambasadës Amerikane në Berlin shoqata bëri thirrje për t’u dhënë fund kërcënimeve të tilla.

Grenelli ishte ambasador i SHBA-së në Gjermani nga viti 2018 deri në vitin 2020 – gjatë mandatit të parë të Trumpit. Gjatë kësaj kohe ai ishte shpesh objekt kritikash për sjelljen e tij mjaft jodiplomatike.

Kufizimi i vizave për gazetarët e huaj
Në fund të gushtit qeveria amerikane njoftoi se do të kufizonte vlefshmërinë e vizave për gazetarët e huaj. Vizat e gazetarëve do të lëshohen për një maksimum prej 240 ditësh, për gazetarët nga Kina madje vetëm për 90 ditë. Aktualisht viza të tilla janë të vlefshme deri në pesë vjet.

Të ngjashme