Sistemet kineze në paradë, avokati serb: Serbia i vetmi vend në Evropë që sjellë sisteme ushtarake të shtetit komunist

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Avokati serb ka hedhur kritika për paradën ushtarake e cila u mbajt në sloganin “Forca e Unitetit” në Serbi, pikërisht në kohën kur edhe po mbahen protestat masive antiqeveritare në Serbi.  Ndonëse presidenti serb Aleksandër Vuçiq e sheh si një krenari sistemet kineze kundërajrore, Stojkoviq i quan sisteme të një shteti komunist.

“Në paradë u paraqitën gjithashtu sisteme kineze kundërajrore HQ-17 dhe FK-3. Komentatori i televizionit shtetëror tha: ‘Serbia është vendi i parë në Evropë që mori sisteme të tilla nga Kina’. E vërteta është se Serbia është i vetmi vend në Evropë që sjell teknikën ushtarake të shtetit komunist në kontinent.Teknika që së shpejti do të ruajë termocentralin bërthamor rus, ndërtimi i të cilit u ra dakord së fundmi me Putinin nga Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë, Komisioni Evropian hesht pa turp”, ka shkruar të shtunën Stojkoviq.

Më tej ai shkruan se “Sot, Aleksandar Vuçiç mbajti një paradë ushtarake, të ftuarit kryesorë të së cilës ishin: I dërguari special ushtarak rus; Gjenerali i brigadës i Ushtrisë Kineze. Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar të zbulojë emrat e përfaqësuesve të delegacionit të Rusisë dhe Kinës, dhe këta emra ende mbahen sekret. Deri më sot, fakti që Serbia bleu dhe furnizoi sistemin e luftës elektronike Krasuh nga Rusia, me një rreze veprimi prej 300 kilometrash, është mbajtur sekret”.

Të ngjashme