Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka theksuar se energjia e ripërtëritshme do të mbetet një ndër prioritetet kryesore në mandatin e ardhshëm.
Ai tha se angazhimi për mjedis të pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm do të vazhdojë me projekte konkrete në komunë.
“Investimi në të ardhmen e gjelbër është investim për qytetarët dhe për brezat që vijnë”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale.