Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nuk kishte pasur asnjë marrëveshje për të njohur shtetësinë palestineze gjatë takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Në një video të postuar në Telegramin e tij, Netanyahu pyetet nëse ai është “pajtuar për një shtet palestinez”, të cilit ai u përgjigj: “Jo, absolutisht jo”.
Ai thotë se nuk ka një klauzolë të tillë në planin 20-pikësh që Trumpi ka paraqitur, duke shtuar se Izraeli do t’i “rezistojë me forcë” shtetësisë.
Kujtojmë se plani i paqes 20-pikësh mes tjerash thotë se sapo të ndodhë rindërtimi i Gazës dhe reforma e Autoritetit Palestinez, “kushtet më në fund mund të jenë në vend për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.