Ramiz Lladrovci thërret konferencë për media

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thirrur konferencë për media sot në ora 17:00. Konferenca është thirrur pas publikimit të audio-incizimit të publikuar e ku dëgjohen të diskutohej për miliona.

“Ftoj konferencë për media, sot, më 30 shtator 2025, në ora 17:00, në Seli të Iniciativës qytetare “Për Drenasin Kampion”, në Objektin “Hajdini”, rruga “Ilaz Kodra”. Konferenca ka të bëj me audio incizimin shantazhues të keqbërësve. Me nderime, Ramiz Lladrovci. Konferenca ka të bëj me audio incizimin shantazhues të keqbërësve”, shkruan Lladrovci.

Vox Kosova ka publikuar një audio –incizim të Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me biznesmenin, Labinot Halilaj, i cili është edhe kandidat për Asmblenë Komunale të Komunës së Drenasit në Listën “Për Drenasin Kampion”, e themeluar së fundmi nga Lladrovci.

Incizimi, që është bërë nga dikush i pranishëm në tavolinë ku po diskutoheshin milionat e metrat katrorë pa leje, besohet të jetë bërë në vitin 2024, mes muajve shtator e nëntor.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë në Komunën e Drenasit.

Lladrovci i premton Halilajt edhe lejim të mbindërtimit.

Biseda mes Lladrovcit dhe Halilajt zhvillohet për fitimet e mundshme që dalin nga ky ndërtim. Kryetari i Komunës së Drenasit përpiqet që t’i tregojë se sa milionë është fitimi për tashmë kandidatin e listës së tij për asamble.

Në bisedë vërehet insistimi i Lladrovcit për ta bindur Halilajn se ka leverdi në këtë ndërtim. Në fund të këtij audio-incizimit, Lladrovci shpreh interesimin që edhe vetë ta marrë këtë projekt, i cili thotë se ka përfitim plotë 15 milionë euro.

Të ngjashme