Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar aktgjykimin e e Gjykatës Themelore në Ferizaj rreth dënimit të Dimal Bashës për shpifje.
Ai ka kritikuar partitë politike që e kanë votuar për kryetar të Kuvendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se një veprim të tillë e kanë bërë VV-ja, PDK-ja dhe AAK-ja.
“Këtë njeri e kanë votuar kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës VV-ja e Albin Kurtit dhe e tij, por edhe deputetë të PDK-së dhe të AAK-së. Pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha e tërhoqi emrin e vet si autor prej shkrimit skandaloz kundër UÇK-së 13 vjet mbas botimit të tij”, ka shkruar Hamiti.