Reperi Buta sot është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj nën akuzat për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Para trupit gjykues, reperi kërkoi lirimi nga paraburgimi, duke përmendur faktin se është djali i vetë në shtëpi.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçare si dhe gruan. Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”, ka deklaruar ai para trupit gjykues, shkruan indeksonline.