Muhamet Hamiti nga LDK ka thanë se Kosova ka shënuar rënie në cilësinë e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë situata, ai drejton gishtin kah presidentja Vjosa Osmani, kryeministri tani në detyrë, Albin Kurti e ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Hamiti nëpërmjet një shkrimi në “facebook”, ka the përmendur edhe bllokadën institucionale, pa cka tha se në Kosovë nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve.
Postimi i plotë i Hamitit:
Keq e më keq!
Kosova ka shënuar rënie në cilësinë e marrëdhënieve me BE-në dhe me SHBA-të në këto vite kur në krye të politikës së jashtme kemi Presidente Vjosa Osmanin, Kryeministër Albin Kurtin dhe Ministre të Jashtme Donika Gërvalla-Schëarzin nga koalicioni i vititi 2021 #KREJTdheDREJT.
Kosova është nën masa ndëshkuese të BE-së prej qershorit të viti 2023. Këto janë praktikisht sanksione ekonomike, tash edhe politike. Pos që na janë pezulluar fonde prej më shumë se 600 milionë eurosh, zyrtartët e BE-së nuk e takojnë Albin Kurtin në zyrat e Qeverisë së Kosovës, të cilën po e drejton si deputet, në kundërshtim me Kushtetutën.
SHBA-të e pezulluan muajin e kaluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të politikave të Albin Kurtit. Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë në pikën më të ulët.
Kosova është në bllokadë institucionale prej pranverës. Kuvendi nuk është konstituuar ende, 8 muaj mbas zgjedhjeve nacionale, ndonëse drejtuesit politikë në largim kanë thënë se është konstituuar. Edhe kësaj here, Gjykata Kushtetuese i përgënjeshtroi, duke e konstatuar të kundërtën.
Po bëhen 10 muaj që Kuvendi i Kosovës nuk është mbledhur asnjëherë për punët e veta legjislative dhe të mbikëqyrjes së ekzekutivit.
Në Kosovë nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve.
Ndërkohë, gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë është përkeqësuar. Kosotoja e jetës është bërë e papërballueshme për shumëkë në vendin tonë. Korrupsioni qeveritar ka marrë hov të pandalshëm.
Në kohën kur punët e Kosovës po shkojnë keq e më keq, pushtetarët flasin për suksese. Suksesi i vetëm i tyre është se ende janë në pushtet.