Kryeministri, në detyrë Albin Kurti është takuar me senatoren Jeanne Shaheen në Uashington.
Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se gjatë takimit është diskutuar për rritjen ekonomike të Kosovës dhe për sigurinë qytetare.
“Senatorja Jeanne Shaheen është një mbështetëse e hershme e shtetit dhe popullit tonë. Jemi takuar shpesh gjatë mandateve tona: në Kosovë, në konferenca ndërkombëtare dhe tash në Uashington D.C.
Diskutuam për rritjen ekonomike të Kosovës, për përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë së qytetarëve, siç tregoi edhe Indeksi ndërkombëtar për Ligj dhe Rend i organizatës amerikane Gallup, dhe për partneritetin e ngushtë në fushën e mbrojtjes me ShBA-të”, ka thënë Kryeministri Kurti.