Besnik Osmani vizitoi Mullirin në Graboc të Poshtëm: Do të mbështesim ruajtjen e këtyre vlerave

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, vizitoi
Mullirin e Fshatit Graboc i Poshtëm, duke premtuar mbështetje për ruajtjen e këtyre vlerave tona.

Postimi i plotë:

Sot vizituam Mullirin e Fshatit Graboc i Poshtëm, një trashëgimi qindra vjeçare që ka ushqyer me bukë misri shumë familje shqiptare ndër breza.

Tek Ekrem Berisha kjo traditë vazhdon me përkushtim, duke e bërë mullirin një nga më të mirët në vend.
Premtoj mbështetje për ruajtjen dhe forcimin e këtyre vlerave që janë pasuri e gjithë popullit tonë.
Fushë Kosova PËRTEJ!

Të ngjashme