Jeton Mushkolaj viziton QKMF-në në Deçan: Me ndryshimin që do ta sjellim së bashku mjekët do të trajtohen si heronj

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Jeton Mushkolaj, vizitoi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukehaxhaj”.

Postimi i plotë:

Sot realizuam një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukehaxhaj”, ku patëm mundësinë të takohemi me stafin e mrekullueshëm të kësaj qendre. Edhe pse udhëheqësit e qendrës nuk gjetën kohë për t’u takuar me ne, ne mbetemi të vendosur që stafi i jashtëzakonshëm i kësaj qendre të marrë meritat e duhura. Ata janë heronjtë tanë, përkushtimi dhe puna e tyre e palodhur janë arsyeja pse ne jemi krenarë për ta.

Mesazhi ynë është i qartë: me ndryshimin që do ta sjellim së bashku, mjekët do të trajtohen si heronj, sepse vetëm duke vlerësuar dhe mbështetur ata, shërbimi shëndetësor do të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme.

Të ngjashme