Murati kritikon Komunën e Prishtinës për mosshfrytëzim të buxhetit: Qindra miliona euro të kthyera mbrapa

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për mosshfrytëzimin e buxhetit komunal gjatë viteve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur se suficiti i pashpenzuar i Komunës ka qenë: 49 milionë euro në vitin 2022, 53 milionë në 2023 dhe 34 milionë euro deri tani në vitin 2024, ndërsa për vitin 2025 pritet të tejkalojë 50 milionë euro.

Murati tha se është e pafalshme që këto fonde kthehen të pashpenzuara, ndërkohë që qyteti përballet me probleme si mungesa e çerdheve, papastërtia dhe infrastruktura e papërfunduar.

Të ngjashme