Besnik Osmani në Fushë-Kosovë : Një takim fantastik për fitoren e madhe më 12 tetor 2025

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë-Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se do të jetë pranë qytetarëve.

“Një takim fantastik për fitoren e madhe më 12 tetor 2025!

Së bashku me deputetin Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Bashkim Krasniqi, takuam qytetarët që kishin dalë masivisht për të dhënë përkrahjen e tyre të madhe në prag të zgjedhjeve të së dielës. Ne do të jemi pranë këtyre qytetarëve që kanë nevoja të shumta dhe do të punojmë bashkë për realizimin e tyre. Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e mirë për fitoren tonë të përbashkët!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme