Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Gjilan, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Në një postim në Facebook, Rashiti u shpreh se pjesëmarrja e shumtë e qytetarëve në tubim është dëshmi e përkrahjes.
“Sot pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin tonë i dha vulë përkrahjes për Gjilanin #MaMirë!
Ju faleminderit nga zemra!”, ka shkruar ai.
Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, në pranga dhe 13 shqiptarë mes tyre