Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati ka vizituar fshatin Saradran.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati ka thënë se qytetarët i janë bashkuar LDK-së.
“Përkrahje e madhe nga Saradrani me rrethinë. Qytetarët tanë i janë bashkuar LDK-së si asnjëherë më parë, për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët – rrugëtimin e punës, besimit dhe fitores më 12 tetor”, ka shkruar ai.