Partia Demokratike e Kosovës ka organizuar një tubim në Shtime në kuadër të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Në një postim në Facebook, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se qytetarët e Shtimes dëshmuan se mezi po presin 12 tetorin.
“Sonte, në një atmosferë të jashtëzakonshme, qytetarët e Shtimes dëshmuan se mezi po presin 12 tetorin – ditën e ndryshimit, ditën kur do ta ndërrojnë Kryetarin dhe qeverisjen e keqe në komunën e tyre”, tha ai.
Krasniqi shtoi se qeverisja e fundit në Shtime nuk ka qenë për qytetarët.
“Një qeverisje që për katër vjet ka qenë për miq e jarana, por jo për qytetarët.
Shtimja është gati t’ia kthejë vetes dinjitetin dhe zhvillimin, duke votuar masivisht Dr. Përparim Ramusën – mjekun që i ka shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe që tani është gati t’i shërbejë Shtimes me përgjegjësi e vizion.
Bashkë me të, ne kemi listën më të mirë për Kuvendin Komunal, me profesionistë, mjekë, arsimtarë, të rinj e gra të përgatitura, që përfaqësojnë çdo cep të komunës.
Kjo është PDK – partia e zhvillimit, e përgjegjësisë dhe e dinjitetit. Dhe më 12 tetor, ma mirë për Shtimen është me Dr. Përparim Ramusën!”, shtoi Krasniqi.

