Kryeministri në detyrë, Albin Kurti si shpeshherë ka zgjedhur të hesht në pyetjet e gazetarëve kur u pyet se pse nuk është mirëpritur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton Ekonomia Online.
Ai ditë më parë ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me kongresistët Keith Self e Mike Lawler, me përfaqësues të diasporës shqiptare dhe asociacionin “Peja” në Nju Jork, si dhe mbajti një ligjëratë në Institutin Zolberg të “The New School”.
