Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmetet Bajrami ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të qeverisë në detyrë, duke thënë se Prokuroria është votuar që t’i nxjerrë nga zyra,
“26 milionë Euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpator që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit me 12 tetor”, ka shkruar Bajrami.