Çaji prefekt, jo më tepër se 5 minuta

| 08 Maj 2025 | 03:33 | Nga

Një ekspert pretendon se shumë prej nesh e përgatisin gabim filxhanin e çajit.

Stuart Farrimond, ekspert i shkencës së bërjes së çajit, ka treguar se si bëhet pija perfekte, që po bëhet gjithnjë e më popullore në të gjithë botën, për shkak të benefiteve të tij.

Farrimond thotë se duhet të përgatisni çajin për fiks 5 minuta për një pije më të shëndetshme dhe më të shijshme. Sipas tij, edhe ngjyra që ju zgjidhni për filxhanin e çajit, ka efekt në shije.

Dr. Farrimond tregon se janë 4 rregulla të arta:

1. Mos pini kurrë nga filxhanë polisteroli.

2. Një gotë e madhe çaji, e kuqe ose rozë të duket më e ëmbël se e njëjta pije nga një filxhan i bardhë apo blu.

3. Sigurohuni të filtroni ujin e fortë para se ta zieni.

4. Lëreni çeskën e çajit për fiks pesë minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme