Rasti i “Cobra City”, avokati i Vezajt e quan të padrejtë vendimin për dënim

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Blend Gjini, e quajti vendimin për Arben Vezaj, i cili akuzohet për pjesëmarrje në rrahje në rastin e vrasjes në “Cobra City”, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka quajtur vendim të ashpër, madje ka folur për përgjime brenda qendrës së paraburgimit.

“Është një aktgjykim i padrejtë, sepse dihet që në këto çështje të involvuara me pjesëmarrës të tjerë, në këtë rast unë nuk jam avokat i Dibran Hoxhës, por megjithatë ky dënim është i ashpër. Ky aktgjykim duhet të apelohet, sepse është një rast dhe procedim në kanalet e drejtësisë, për shkak se është hera e parë që në qendrat e paraburgimit vendosen përgjime. Në atë rast janë përgjuar vizitorë, ku pjesë e përgjimeve kanë qenë edhe disa avokatë që kanë pasur kontakt me klientët e tyre“, tha ai.

Të ngjashme