Ndarja e 100 eurove, blerja e dronëve, Zogaj: Nuk habitem nëse VV bën filma në veri për t’i shtuar pak vota

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i politikës, Petrit Zogaj ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për keqpërdorim të çështjeve të sigurisë në funksion të propagandës zgjedhore, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, shkruan Periskopi.

Në një postim në rrjetet sociale, ai kritikoi shpërndarjen e 26 milionë eurove nga ana e qeverisë dhe prezantimin e dronëve të rinj për FSK-në si veprime të orkestruara për të ndikuar opinionin publik.

“Nuk isha habite nëse bëjnë ndonjë film në veri nesër e të shtunën, vetëm që t’i shtohen pak vota të dielën,” shkroi ai, duke e cilësuar gjithë këtë veprimtari si pjesë të propagandës së strukturuar partiake.

Postimi i plotë:

Siguria kombetare ne funksion te propagandes partiake. Vetem pese dite para zgjedhjeve, shperndau 26 milion euro, i solli dronet (para kohe) dhe beri propagande me ta, tash, mas pese viteve ne pushtet, i erdh radha arrestimit te Fatmir Shehollit. E gjitha ne funksion te propagandes partiake. Nuk isha habite nese ben ndonje film ne veri neser e te shtunen, vetem qe t’i shtohen pak vota te dielen.

Të ngjashme