Kandidati i LDK-së edhe për një mandat të kryetarit të Junikut në zgjedhjet e 12 tetorit, Ruzhdi Shehu, prezantoi skemën e subvencioneve për qytetarët e kësaj komune.
•Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Komuna e Junikut është e qytetarëve dhe duhet të jetë pranë qytetarëve në çdo moment. Prandaj për mandatin tonë të dytë, kemi ndërtuar një skemë të posaçme të subvencioneve si në vijim:
- Për nënat lehona, Komuna e Junik do të ndaj nga 300 euro për çdo lindje;
- Nga 400 euro do të ndahen edhe për të mbuluar shpenzimet e procedurave të varrimit;
- Do të mbulojmë shpenzimet e shërbimit për të sëmurët kronik;
- Do të subvencionohen fermerët me pajisje moderne bujqësore;
- Do të ofrohen bursa për nxënësit dhe studentët;
- Do të mbështesim OJQ-të dhe sportistët e Junikut.
Vazhdojmë +4 pa balotazh.
LDK113
JunikuPërtej