Një ditë para përballjes, Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Irlandës do të zhvillojnë aktivitetet zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Programi nis në orën 10:15, me konferencën për media të Kombëtares së Irlandës, ndërsa në orën 11:00 irlandezët do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet edhe ndeshja.
Pasdite është radha e Kombëtares së Kosovës. Në orën 16:20 është paraparë konferenca për media e “Dardanëve”, ndërsa nga ora 17:00 do të zhvillohet stërvitja zyrtare e ekipit kosovar.
“Dardanët” presin Irlandën më 24 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Përballja do të nisë në orën 20:45.