Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori pjesë në tubimin në Malishevë, duke i dhënë mbështetje kandidatit të kësaj partie për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati.
Postimi i plotë:
Me Ekrem Kastratin drejt fitores, me të parën, pa balotazh!
Kjo është Malisheva që pamë sot, e bashkuar, e qartë dhe e vendosur.
Tubimi i sotëm ishte më shumë se një ngjarje politike ishte një manifestim i vullnetit qytetar për vazhdimësi, për seriozitet dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Ishte përgjigja më e mirë që qytetarët i dhanë çdo dyshimi, Ekrem Kastrati gëzon besimin që po forcohet çdo ditë.
Malisheva nuk ka kohë për eksperimente. Ajo ka zgjedhur rrugën e punës, të përkushtimit dhe të rezultateve.





