Shfrytëzimi i buxhetit të shtetit nga Kurti për të ndikuar te votuesit, Kryeziu: “Keqpërdorim i dukshëm i pushtetit”

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerësoi se qeveria kujdestare “po keqpërdor dukshëm pushtetit” duke shfrytëzuar resurset shtetërore si buxheti (pagesat pët studentët) për të ndikuar te votuesit në prag të zgjedhjeve lokale.

Postimi i plotë:

Gjatë fushatës zgjedhore, po vërehet një keqpërdorim i dukshëm i pushtetit dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta në orientimin e votuesve, si nga niveli qendror, ashtu edhe nga ai lokal.

Çdo vendim, nga simbolikat e përurimeve dhe prerjeve të shiritave, ndarje të fondeve për studentët, ndarje të titujve, shpallje të konkurseve për punësim, emërime të reja në institucione, nënshkrime të kontratave publike, e deri te veprimet e bujshme si publikimi i përgjimeve apo arrestimeve të targetuara, kanë një kuptim të vetëm politik, ndikimin mbi vullnetin qytetar dhe korruptimin e votës.

Këto veprime dhe praktika në kohë zgjedhjesh, që në shikim të parë mund të duken si veprime pozitive, në thelb e dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe e dobësojnë vetë demokracinë. Kur pushteti përdor fondet publike dhe instrumentet shtetërore për qëllime elektorale, barazia zgjedhore cenohet, ndërsa llogaridhënia dhe besimi i institucioneve diskreditohet.

Të ngjashme