Prokuroria e Shtetit: Të garantuar integriteti i zgjedhjeve lokale më 12 tetor

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtjen e votës së lirë në zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, më 12 tetor 2025.

Rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë kujdestarë në gjithë territorin e Kosovës, për të trajtuar çdo parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Prokuroria fton qytetarët dhe subjektet politike që të raportojnë çdo rast të dyshuar për manipulim apo keqpërdorim të votës.

Të ngjashme