Kandidatja e PDK-së për këshilltare komunal në Fushë Kosovë, Anisa Grajqevci, ka përmbyllur fushatën me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e mbështetën dhe kontribuuan në këtë rrugëtim politik.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që na qëndruan afër, që besuan dhe dhanë kontributin e tyre. Çdo hap është bërë me përkushtim dhe me qëllimin për të sjellë ndryshim pozitiv në komunën tonë,” ka shkruar ajo, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të votojnë 191✅ dhe 32✅ për të vazhduar së bashku.
Postimi i plotë:
Sot përmbyllëm me shumë energji dhe bashkëpunim fushatën tonë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që na qëndruan afër, që kontribuuan dhe besuan në këtë rrugëtim. Çdo hap është bërë me përkushtim dhe me qëllimin për të sjellë ndryshim pozitiv në komunën tonë. Mos harroni, më 12 tetor, votoni 191✅dhe 32✅për të vazhduar këtë rrugëtim së bashku!