Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ftoi qytetarët që të votojnë kandidatët e këtij subjekti politik për kryetarë në gjashtë komuna.
Postimi i plotë:
Në këto zgjedhje lokale, në gjashtë komuna të Kosovës – Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicë e Veriut – ju e keni mundësinë të zgjidhni ndryshe, të zgjidhni Alternativën tuaj.
Zgjidhni vizionin, energjinë dhe përgjegjësinë qytetare.
Voto Alternativa – Voto 103!
Së bashku për komuna që frymojnë zhvillim, drejtësi dhe mundësi për të gjithë!