Osmani: Palestra e re multifunksionale drejt përfundimit

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar nga LDK për komunën e Fushë Kosovës, Besnik Osmani, mori pjesë sot në aktivitetin informues për sportistët lokalë, ku u prezantua projekti i ri i palestrës multifunksionale të sportit dhe kulturës.

Projekti, me vlerë prej 2.2 milionë euro dhe hapësirë prej 2500 m², përfshin sallë moderne me 1100 ulëse për shikues, hapësira funksionale dhe fusha të jashtme sportive.

Osmani theksoi se palestra do të jetë së shpejti e hapur për të gjithë sportistët dhe të rinjtë e komunës.

Të ngjashme